Site icon PrishtinaPress

Pamje nga vendi ku u dogj një banesë në Fushë Kosovë

Katër persona, dy nga ta zyrtarë policor janë lënduar pasi një banesë në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë është përfshirë nga zjarri.

Rasti për Express është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Zjarri është lokalizuar dhe  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se  një objekt (banesë) në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit. Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor). Zjarri është lokalizuar dhe  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo për Express.

Lexues tw Express kanw dwrguar video nga vendi i ngjarjes. /Express/

Exit mobile version