Pasditen e sotme është gjetur pa shenja jete një person në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zaiti, derisa tregoi që rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë.
Viktima është i moshës madhore, kurse me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion.
Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.