Site icon PrishtinaPress

Pamje nga situata aktuale në Pejë pas vërshimeve

Qyteti i Pejës është vërshuar nga stuhia dhe shiu i rrëmbyeshëm të shtunën në mbrëmje. Një grua dhe fëmija i saj 5 vjeçar humbën jetën dhe dy persona të tjerë pësuan lëndime.

Vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, duke dëmtuar vetura e disa shtëpi.

Lidhur me situatën e krijuar, Ministria e Mbrojtjes ka dërguar në qytetin e Pejës ekipet e kërkim-shpëtimit. Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj.

Të nderuar qytetarë, njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalë në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë”, thotë ai.

Exit mobile version