Site icon PrishtinaPress

Pamje nga pasojat e përmbytjeve në Slloveni

Vazhdojnë operacionet e pastrimit në Slloveni pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe përmbytjeve të mëdha që shkaktuan dëme në vendin alpin. Të paktën tre persona u vranë në fatkeqësinë më të rëndë natyrore të vendit që nga pavarësia më 1991, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Albina Kastrati)

Një person duke kaluar përgjatë pemëve të rrëzuara afër përmbytjeve në Medvode, në veriperëndim të Sllovenisë.

Kryeministri Robert Golob i përshkroi përmbytjet si katastrofën më të madhe natyrore në tri dekadat e fundit, kurse dëmet e përgjithshme tha se kapin e vlerën e mbi 500 milionë eurove.

Ndërtesat e vëzhgimit të personelit ushtarak janë përmbytur në Skofja Loka, një destinacion i famshëm turistik në Slloveninë veriperëndimore.

Sllovenia i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe aleancës ushtarake të NATO-s për ndihmë teknike për të riparuar dëmet pas përmbytjeve, njoftoi agjencia sllovene e lajmeve STA.

Një grua në qytetin e Kamnikut, Sllovenia veriore, duke ecur nëpër një rrugë të përmbytur nga uji.
Agjencia mjedisore e Sllovenisë, ARSO, paralajmëroi në nivelin më të lartë për motin në vend, pasi në 24 orë pati reshje sa për një muaj në pjesët veriore, veriperëndimore dhe qendrore të vendit.
Exit mobile version