Pamje nga paneli në Munih dhe fjalimi i Kurtit që nervozoi Vuçiqin

52
Advertisement

Konferenca e Sigurisë që po mbahet në Munih, të premten nxiti shumë debate. Kjo pasi, të pranishëm në panel për herë të parë përballë njëri tjetrit ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Advertisement

Edhe pse takimi u zhvillua me dyer të mbyllura sipas parimit “Chatam Haus”, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje nga takimi, një video-incizim ku flet Kurti, ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Aty shihet që Kurti, mes tjerash ka paraqitur disa parime që sipas tij duhet të ndodhin për të vazhduar dialogu, çështjen e Minischengenit Ballkanik dhe zgjerimin e BE-së.

“Duhet të jenë tre parime në këtë dialog për të shëruar plagët. E para – s’ka marrëveshje pa dialog, e dyta – s’ka dialog me harta, dhe së treti – pa presidentë rreth hartave”, ka deklaruar ai.

Sa i përket Serbisë, Kurti përcolli mesazhin se vendet që e ndihmuan Kosovën të çlirohej nga Serbia, duhet të ndihmojnë edhe Serbinë të vetë çlirohet nga Kosova.

“20 vite më parë, gati të gjithë ju, na ndihmuat neve që të çlirohemi nga Serbia. Unë mendoj se tash është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova. Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, na duhet çlirimi i Serbisë nga Kosova. Ne u çliruam sepse ishim të okupuar, ndërsa Serbisë i duhet çlirimi sepse Kosova është një kurth për Serbinë. Sa më shpejtë që Serbia të çlirohet nga Kosova, do të jetë më mirë për te dy palët dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.”, u shprehë Kurti.

“Unë besoj se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian janë shumë të rëndësishme për njëra-tjetrën. Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga BE-ja dhe ne kemi nevojë për ndihmën e BE-së në fushën e drejtësisë dhe krijimit të vendeve të punës. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është e rëndësisë së madhe për demokratizimin e vendit”.

“Kjo ideja e Mini-Shengenit nuk është shumë e qartë për mua, nuk kam parë shumë dokumente, është një ide e pa projektuar për implementim. Besoj se duhet të hyjë në procesin e Berlinit, kështu do të ishte më së miri, kur të gjashta shtetet janë në tavolinë”.

Njëjtë sikurse Plani Marshall, që u hartua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Luftës së Dytë Botërore, tani neve na duhet një Mini-Marshall Plan për shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

Kjo bëri që të nervozohej Vuçiq i cili edhe e kërkoi fjalën por nuk iu dha nga organizatori i konferencës.

Pas takimit, Vuçiq i është drejtuar mediave duke thënë se ka qenë një takim i ashpër, por që sipas tij, ai ka mbrojtur popullin serb.

“Kam luftuar për interesa të Serbisë dhe kam mbrojtur popullin serb, kjo është puna ime”, ka thënë Vuçiq.

Edhe pse sipas tij është mirë që ky takim është mbajtur, ai tha se do të ketë shumë probleme me të cilat do të ballafaqohet.

Gjithashtu pretendon se disa zyrtarë nga Prishtina, sipas tij janë të papërgjegjshëm.

Në këtë konferencë janë pjesëmarrës krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë./Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës