Nga sot, kaldajat e “Termokosit” po furnizohen me mazut. Kjo kërkesë u bë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama
Drejtori i “Termokosit” Arsim Fetahu, ka thënë të mërkurën se mazuti do të funksionojë për ngrohje, por kjo do të ndotë ajrin e Prishtinës.
Ky vendim erdhi pas takimit urgjent mes Ramës dhe Fetahut pas ndërprerjes së ngrohjes nga “Termokosi” për shkak të mosfurnizimit me avull nga KEK-u.
I pari i kryeqytetit tha se më e rëndësishme është që të ngrohen qytetarët për shkak të temperaturave të ulëta që po mbretërojnë në kryeqytet.
