Site icon PrishtinaPress

Pamje nga koncerti madhështor i Dua Lipës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka qëndruar prej disa ditësh në Shqipëri.

Kjo për faktin se do të performonte më 28 Nëntor, në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Paraprakisht, ajo ka marrë nënshtetësinë e Shqipërisë teksa ka mbajtur edhe një konferencë para mediave.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli ndërkombëtar u shpreh e lumtur që do të interpretonte në Tiranë dhe se me këtë rast do të mbyllte turneun “Future Nostalgia”.

Në nisjen e koncertit, ka qenë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj – ai i cili ka ndarë pamje nga koncerti madhështor i Duas.

Në bazë të fotografive, duket se janë mbledhur mijëra shqiptarë për t’u argëtuar me hitet e Lipës në festën e madhe të shqiptarëve.

Kjo njëherësh do të jetë shfaqja e 94-të e 27-vjeçares, një mënyrë e mrekullueshme për të përmbyllur turneun në kuadër të albumit “Future Nostalgia”.

Exit mobile version