Mbrëmë një punëtore e një dyqani në Fushë Kosovë u ballafaqua me një hajn, në orët e mbrëmjes.
Për ta kryer ‘punën” që kishte nisur, hajni nuk e kishte të lehtë.
Gazeta Sinjali ka siguruar pamje të kësaj grabitje, ku shihet se si hajni rrah punëtoren e cila pavarësisht goditjeve qe merr tenton ta ndalojë, por nuk ia del.
Në pamjet e mëposhtme po ashtu shihet se i dyshuari e godet në vazhdimësi punëtoren dhe e kap për flokëve.
Ndryshe, edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin në raportin 24 orësh.
“Fushë Kosovë, 10.02.2022-20:28. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar, një i dyshuar i panjohur duke përdor forcën, nga arka i ka grabitur 250 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasoj e ballafaqimit me të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.