Stadiumi olimpik “Adem Jashari” po vazhdon të jetë në një gjendje të tmerrshme.
Faqja “Mitrosport” ka publikuar disa fotografi të stadiumit në fjalë, i cili shihet se nuk është në gjendje aspak të mirë.
Në stadiumin “Adem Jashari” janë investuar rreth 1 milion euro në vitin 2014, në kohën kur në këtë stadium u zhvillua miqësorja historike për Kombëtaren e Kosovës, ajo ndaj Haitit.
Pavarësisht premtimeve për rregullimin e stadiumit olimpik “Adem Jashari”, deri më tani shihet se nuk kanë lëvizur fare gjërat në këtë aspekt.
Nga Qeveria e Kosovës në vitin e kaluar ishte thënë se ky stadium do të jetë gati në qershorin e vitit 2023.