Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku një 55-vjeçar po dyshohet se ka bërë vetëvrasje, duke ia vënë flakën vetes derisa ndodhej brenda veturës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar Policia, me ç’rast është bërë e ditur se viktima u gjet i djegur në veturën që u bë shkrumb e hi dhe sipas informacioneve të para, dyshohet për vetëvrasje.
Viktima e këtij rasti tragjik është Sh.K., nga fshati Jeshkovë i Prizrenit.
Tv Prizreni ka publikuar pamje ku shihet djegia e veturës, teksa brenda ndodhet viktima.
Njoftimi i policisë:
Me datën 25.12.2023 rreth orës 01:20 nëpërmes telefonit policia është njoftua se në rrugën “Kastriotët “ në afërsi të rrugës “Transiti i ri “në Prizren është duke u djegur një veturë.