Brezovica, Prevalla, Boga Rugovë dhe Brodi në Dragash janë ndër vendet më të vizituara në Kosovë gjatë stinës së dimrit.
Këto atraksione turistike janë mbuluar nga ‘petku i bardhë’ i borës.
Turistët që vizitojë këto zona mund të shijojnë borën dhe pamjen përrallore.
Në rast të pamundësisë për t’i vizituar, pamjet nga atje mund t’i shihni edhe në GjirafaVideo.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njoftoi të mërkurën do të mbajë mot i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë 6 deri në 8 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes.