Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor gjatë ditës së sotme në lagjen e njohur si “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.
Nga ky aksion janë sekuestruar disa pajisje të ndryshme duke përfshirë edhe shok-bomba.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosoëvs për veriun e konfirmoi rastin.
Ai tha se aksioni nisi pas informacioneve për narkotik.
“Pas informacioneve të pranuara nga sektori për luftimin e narkotikëve Motrovica Veri në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Veri ka kryer një kontroll në një banesë në rrugën e ‘Kolashinit’ saktësisht në katin 11-të tek ‘Tre rrokaqiejt’”, tha Elshani
Tutje ai shtoi se në banesën që është shfrytëzuar nga S.M., i nacionalitetit serb, janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poça elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llamp elektrike për laborator, 51 fishekë , 8 shok-bomba të modifikuara.
I dyshuari sipas Elshanit nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur u zhvillua aksioni.KALLXO.com ka siguruar fotografi të pajisjeve të konfiskuara në një banesë në Mitrovicë të Veriut: