Kombëtarja e Kosovës sot paradite e ka mbajtur stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit për në Belfast, për ndeshjen kundër Irlandës së Veriut, në kuadër të Ligës së Kombeve, që zhvillohet, të shtunën, në orën 18:00.
Seanca e sotme stërvitore nuk ka qenë aq e ngarkuar, ngase përzgjedhësi Giresse ka punuar kryesisht në aspektin taktik dhe në rreshtimin e ekipit për ndeshjen kundër irlandezo-veriorëve.
Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë të mirë dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre për këtë duel.
Qendërmbrojtësi dardan, Betim Fazliji, pas stërvitjes ka dhënë opinionin e tij lidhur me përgatitjet e bëra dhe për pritjet e tij rreth përballjes me Irlandën e Veriut.
Por, ai u pengua disa herë nga Muriqi e Ujkani, duke shkaktuar momente qesharake./Prishtinapress/