Site icon PrishtinaPress

Pamje kur u godit me veturë dhe u rrah për vdekje 18 vjeçari nga Podujeva

18 vjeçari Lulzim Fejzullahu, nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime jashtëzakonisht të rënda nga dy persona të dyshuar.

Fejzullahu, i cili u godit me makinë nga të dyshuarit, më pas u rrah me shufra metalike, duke pësuar lëndime serioze në disa pjesë të trupit.

Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi 18 vjeçar ndërroi jetë të shtunën në QKUK.

Në lidhje më këtë ngjarje zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, deklaroi për Indeksonline se rasti po hetohej si “Vrasje në tentativë”, përkitazi me ngjarjen që kishte ndodhur ditën e 14 janarit në rrugën “Drenica” në Podujevë.

Indeksonline ka siguruar pamjet, në momentin kur vetura goditi Fejzullahun dhe u rrahë për vdekje me shufra metalike nga dy persona.

KUJDES PAMJE + 18

RPReplay_Final1705854353

Exit mobile version