Site icon PrishtinaPress

Pamje kur rrëzohet avioni ku mbeti i vdekur Prigozhin

Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin ka vdekur pasi avioni ku ishte u rrëzua në Rusi. Bashkë me të vdiqën edhe nëntë persona të tjerë, shkruan BBC.

Sipas Tass, avioni u rrëzua në rajonin Tver.

 

 

Besohet se avioni po fluturonte nga Sheremetyevo në St. Petersburg. Bashkë me të ishin edhe tre pilotë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.

Tass mësoi nga shërbimet e urgjencës se janë gjetur trupat e katër personave. Ata shtojnë gjithashtu se avioni është djegur në tokë dhe se ka fluturuar për më pak se gjysmë ore.

Exit mobile version