Site icon PrishtinaPress

Pamje kur Kurti arrin në zyrat e BE’së për takimet e dialogut me Serbinë

Kryeministri Albin Kurti ka hyrë në zyrat e Bashkimit Europian për takimin me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin Miroslav Lajçak.

Ndërmjetësit europianë më parë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi me Kurtin është paraparë të fillojë nga ora 10:00.

Ndërkaq, nga ora 11:00 pritet të mbahet takimi trepalësh dhe pas tij do të ketë një konferencë për media nga kryediplomati europian Borrell.

Siç ka njoftuar BE-ja, takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Kryeministri Kurti në vazhdimësi ka insistuar në zbatimin e kësaj marrëveshje pa kushte.

Exit mobile version