7.7 C
Pristina
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

spot_img

Pamje ku për pak nisi përplasja fizike mes komisionerëve të VV-së dhe LDK-së në QNR

Është ndërprerë numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrën Komunale të Numërimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Komisionerët e VV-së për pak nuk janë përplasur me ata të LDK-së për një votë në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë.

Përplasja fillimisht nisi si verbale, ndërsa në një moment komisionerët u shtyn mes vete, ku më pas ndërhyri policia.

E tërë përplasja verbale nisi për një votë, ku komisionerët e VV-së kërkuan që ajo të mos numërohej si e rregullt, ndërsa ata të LDK-së kërkuan që ata të llogaritej si e rregullt.

Ndryshe, në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, numërimi i votave për kandidatë për deputetë ka nisur me rreth tre orë e gjysmë vonesë për shkak të problemeve teknike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img