Dy persona janë lënduar si pasojë e një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur sot në Prishtinë, konkretisht në “Kodren e Trimave”, në rrugën “Mon Balaj”.
Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i policisë në Prishtinë Agron Borovci.
Borovci tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në QKUK, njofton Klankosova.tv
“Policia në mënyrë aktive po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, me qëllim të sqarimit të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave që dyshohet të jenë të përfshirë në rastin në fjalë”, tha Borovci për Klankosova.tv