Mediat serbe kanë publikuar pamje të reja nga arrestimi i djeshëm i Gjuriqit nga Njësia Speciale e Kosovës.
Pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës shihet duke tërhequr zvarrë, drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, pas rezistimit të tij t’i ndiqte urdhrat.
Kujtojmë, se Gjuriq u arrestua dje rreth orës 17:00, në Mitrovicën e Veriut, pas mos përfilljes së refuzimit të kërkesës për mos hyrje në Kosovë.