3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pamje dramatike nga Shkodra, flakët përpijnë tregun e rrobave të përdorura, Policia: Po bëhet evakuimi i banorëve

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, në lagjen Isa Boletini.

Siç shihet nga pamjet Top Channel, flakët kanë përpirë zonën e tregut, e për fat të keq, të favorizuara edhe nga era, kanë përfshirë edhe një banesë, si dhe po afrohen te banesa e dytë.

Policia e Shkodrës ka dhënë informacionet e para për zjarrin me përmasa të frikshme që ka përfshirë këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura.

“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, sqaron policia.

Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img