2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Pamje brenda Kuvendit, deputetët gati për seancë, veteranët thonë se do të hyjnë në sallë

Deputetët e Kuvendit kanë nisur të mblidhen në sallën e zakonshme ku mbahen seancat plenare. Jashtë, veteranët e UÇK-së janë mbledhur duke protestuar. Ata paralajmërojnë se do të futen brenda.

Situata eskaloi pasi veteranët i shmangën rrethojat dhe u nisën drejt dyerve të Kuvendit.

Me hy kemi me hy”, u dëgjua duke thënë njëri nga veteranët në krye të turmës që po qëndron në prag të dyerve të institucionit më të lartë ligjvënës.

Veteranët po kërkojnë që seanca e paralajmëruar për orën 11:00 të mos mbahet fare. Ata janë të indinjuar pasi Qeveria i la jashtë projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale.

Kundër këtij projektligji që parashihet të shqyrtohet në seancën e sotme të Kuvendit është shprehur Partia Demokratike e Kosovës. Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj tha në një konferencë për media se “askujt nuk i duhen trazirat”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img