LDK-ja është shprehur e bindur për miratimin e rezolutës së saj përmes së cilës synon ta ndalë përpjekjen e presidentit Thaçi që në fazën finale të dialogut të bisedohet për korrigjimin e kufirit Kosovë – Serbi.
Vizita në Kosovë e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ka bërë që të reflektojnë subjektet politike karshi dialogut Kosovës – Serbi. Këtë e ka konfirmuar të martën edhe kryeministri Ramush Haradinaj derisa ka treguar se pozita do të jetë pjesë e seancës së jashtëzakonshme parlamentare të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku do të diskutohet për dialogun Kosovë – Serbi, shkruan “Epoka e re”.