0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Palmer: Kosova duhet të ketë argumente para se të parashtrojë padi për gjenocid ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid. Për këtë paralajmërim të Kurtit, është deklaruar zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, i cili tha se qasja e tillë nuk e ndihmon dialogun Kosovë – Serbi.

Po ashtu, Palmer tha se të dy palët duhet të fokusohen te e ardhmja e jo te e kaluara.

“Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Dëshirojmë që jo vetëm për çështjen e Serbisë dhe Kosovës por edhe për gjithë rajonin, palët të fokusohen më shumë në të ardhmen, e jo në të kaluarën.

Është e rëndësishme që të gjinden pika të përbashkëta me Serbinë për ardhmërinë e Kosovës, të arrihet marrëdhënie normale dhe të gjejnë mënyrë për të bërë përparim. Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjykatë, kjo është e drejta e saj sovrane, por ne duam që ti përkushtohen dialogut dhe të arrijnë marrëdhënie normale me Serbinë”, u shpreh Palmer për rtv21.

Tutje, ai tha se Kosova duhet të ketë argumente para se ta parashtrojë padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

“Duhet të kenë argumente para se të parashtrojnë padi. Është e komplikuar . Ne dëshirojmë Kosova dhe Serbia, përmes dialogut të ndihmuar nga BE, të përparojnë dhe të krijojnë mundësi për raporte më normale”, tha Palmer.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img