Site icon PrishtinaPress

Pallate dhe tokë në Himarë, ja ‘si u ble’ Jul Deda nga PD

Aktori i humorit në një intervistë për emisionin ‘Thumb’ ka tregura se si u gjend në politikë.      

Jul Deda  u pyet se çfarë i është premtuar që të ‘devijonte’ në një farë mënyrte nga figura e tij si aktor.

‘Një copë tokë në Himarë dhe 8 mijë pallate në Tiranë.’-ka ironizuar ai zërat që mendojnë se është shitur për politikën.

Juli tha se nuk e kupton arsyen pse gjykohet për faktin që shpreh hapur bindjet e tij politike.

‘Politika është publike dhe shfrytëzimi i mazhit është pjesë e lojës.’- ka shtuar Juli duke lënë të kuptohet se benefitet janë të ndërsjellta mes tij si aktor, i cili ka publikun e tij të cilin mund ta orjentojë drejt  Partisë Demokratike.

Megjithatë Juli ka siguruar se dhe pas 10 vitesh ai do të vazhdojë të jetë pjesë e artit.

Exit mobile version