Site icon PrishtinaPress

Pallaska: Përpjekja e njerëzve që e kanë shkatërruar LDK’në për ta nderuar Presidentin Rugova duhet të refuzohet nga votuesi rugovist

Avokati Dastid Pallaska ka komentuar ceremoninë e vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova ku pjesëmarrës ishin Vjosa Osmani, Albin Kurtit dhe figura tjera të institucioneve të vendit. Ai ka shkruar se përpjekja e njerëzve që kanë shkatërruar LDK-në për të nderuar Presidentin Rugova duhet të refuzohet nga secili votues rugovist.

Sipas tij, këta politikanë, të cilët i quajti të pacipë çdo ditë çnderojnë figurën dhe trashëgiminë  politike të Presidentit Rugova.

“Asnjë monument i Presidentit Rugova nuk fsheh dot faktin se këta politikanë të pacipë çdo ditë çnderojnë figurën dhe trashëgimimë politike të Presidentit Rugova, duke i përbuzur dhe shkatërruar aleancat euro-atlantike që ai i krijoi me aq shumë mund.

Kjo gjeneratë e dështuar e politikanëve do te mbahet ne mend vetëm për paturpësinë e gënjeshtrave me të cilat erdhën në pushtet dhe protagonizimin adoleshent që ekspozon mungesën e përmbajtjes politike nga e cila vuajnë”, shkroi Pallaska në Facebook.

Exit mobile version