Site icon PrishtinaPress

Pallaska: Nëse doni liri e mos mu mvarë prej shtetit, VV s’është adresa e duhur!

Këtë të diel sovrani do të vendos për të zgjedhurit e tyre.

Derisa për fushatën e partive që synojnë pushtet, në emisionin PRESSING në T7 ka folur analisti, Dastid Pallaska.

Ai ka komentuar programet e partive politike, derisa në theks të veçantë ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e këtij subjekti, Albin Kurtin.

Pallaska ka thënë se Vetëvendosje iu vardis Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion parazgjedhor, ndërsa LDK nuk e kuptoi në fillim keqbesimin e VV-së.

“LDK ka bërë një gabim teknik, duke mos e kuptuar drejt keqbesimin e VV-së në vardisjen për koalicion parazgjedhor, derisa të dy partitë pretendonin kandidatin për kryeministër. Vetëvendosje dëshironte ta shmangte LDK-në në paraqitjet e tyre dhe këtë e bëri. Në javën e fundit megjithatë kemi parë një betejë më direkte mes Kurtit dhe Vjosa Osmanit”.

Ndërsa sa i përket PDK-së, Pallaska tha është një makinë zgjedhore, që gjithmonë ka ngritje dhe se moto e tyre është një strategji.

“PDK është makinë zgjedhore që gjithmonë e ka ni ngritje në fushata zgjedhore. Rritja e PDK-së u fuqizua nga fakti që mbeti nën hije në debate televizive. LDK dhe VV e lanë nën hije keqqeverisjen e PDK-së. PDK historikisht këshillohet nga këshilltar të shtrenjtë, prandaj s’do të çuditesha nëse çdo gjë ka qenë e paramendume. Pastaj edhe moto, lufta kundër korrupsionit, e që bie ndesh me ose pa dashje me Veselin, e ka bërë atë një luftëtar kryesor”.

Por, analisti politik thotë se në fund është qytetari ai që vendos pasi që ka modele të ndryshme, por që adresa e duhur për ta s’do të ishte Vetëvendosje, përcjellë Indeksonline.

“Qytetari vendos cili është më bindës, sepse kemi modele. Vetëvendosje me ç’kapjen e shtetit po e prezanton një kapje fisnike prej tyre, e të tjerat ç’kapjen e projekton me tkurrje të shtetit. Vendimi kryesor për votuesin është a duan më shumë liri personale në raport me shtetin.

Nëse qytetarët duan më shumë liri për ndërmarrësi, mos mos mu mvar prej shtetit, VV s’është adresë e duhur.

Ata kanë një prohram që premton hyrjen e shtetit deri në shtëpitë tonë.

VV në përpjekjet me marr pushtetin e ka braktis praktikën për programet e sakta, tani e kemi duke vepru në zonë të përhimtë. Nuk paraqesin program, por slogane populiste të zbukuruara me terma të bukur. Nëse doni me ja besu financat tua ndonjë kleriku, atëherë votone Vetëvendosjen”./

Exit mobile version