Site icon PrishtinaPress

Pallaska: Kurti sot është treguar qesharak

Avokati Dastid Pallaska ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti është treguar qesharak sot në konferencën për shtyp ku edhe zbuloi një marrëveshje të lidhur me  NATO-n nga presidenti Hashim Thaçi, përgjatë kohës sa ishte kryeministër.

Sipas kësaj marrëveshje, FSK nuk arrin të futet në veri të Kosovës pa lejen paraprake të KFOR-it.

“Zyra ligjore e kryeministrit janë treguar diletantë të profesionit”, ka thënë Pallaska.

Tutje Pallaska tha se kjo marrëveshje s’ka peshë juridike, pasi për sovranitetin e vendit kujdeset Kushtetua.

“Nuk ka mundësi të bartet sovraniteti pa ratifikim në Kuvend”, thotë ai në T7.

Sipas Pallaskës, marrëveshja është dashur të kalohet në Kuvendin e Kosovës që të ketë efekt juridik.

Kurti sot tha se dokumenti në fjalë erdhi nga një zyrtar i besuar i NATO-s.

Exit mobile version