7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Pallaska: Kisha është testament i dhunës shtetërore të regjimit të Millosheviçit

Avokati Dastid Pallaska përmes një reagimi në Facebook, ka folur rreth debatit të fundit pro apo kundër rrënimit të Kishës Ortodokse Serbe në Prishtinë. Pallaska ka thënë se kjo kishë nuk duhet të rrënohet për të vetmen arsye.

Që të shërbej si testament i dhunës shtetërore të regjimit të Millosheviçit ndaj shumicës shqiptare, transmeton zeri.info.
Madje Pallaska thotë se fakti që ka mbetur i papërfunduar simbolizon dështimin e projektit të Millosheviçit në Kosovë.
Lexoni reagimin e plotë:
Sipas “logjikës” së avokuesve për rrënimin e objektit të kishës së papërfunduar i bie që hebrenjtë janë dashur ta rrënojnë kampin e përqendrimit Auschwitz.
Ky objekt i papërfunduar kishtar është testament i dhunës shtetërore të regjimit të Millosheviçit ndaj shumicës shqiptare. Fakti që ka mbetur i papërfunduar simbolizon dështimin e projektit të Millosheviçit në Kosovë.
Objekte të tilla duhet të mbrohen për të siguruar se krimet e tilla nuk harrohen kurrë dhe, rrjedhimisht, nuk përsëriten.
Brenda këtij objekti të papërfunduar kishtar duhet të vendoset ekspozita e përhershme për krimet e regjimit të Millosheviçit në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img