Palestinezët janë duke i varrosur në varreza të improvizuara njerëzit që u vranë si pasojë e sulmeve izraelite.
Pothuajse 19 mijë palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori.
Gjithashtu raportohet se dhjetëra trupa janë varrosur nën rrënojat e infrastrukturës së shkatërruar ku zyrtarët e shpëtimit dhe banorët nuk kanë mundur të arrijnë, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.