Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se janë informuar nga pala serbe se sistemi i doganës së tyre nuk është duke funksionuar.
Kështu, nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra në hyrje dhe në dalje të pikës kufitare në Jarinje.
Ndërkohë, në njoftim nuk bëhet e ditur deri kur do të vazhdojë kjo situatë.
“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinje.” – thuhet në njoftim.