Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka shkaktuar të qeshura në Kuvendin e Kosovës të enjten, teksa ka komentuar një fjalim të Pal Lekajt, deputetit të AAK-së.
Derisa deputeti Lekaj kritikonte Qeverinë Kurti në seancën e së enjten në kuvend, ai kërkoi një minutë shtesë për fjalimin e tij nga kryeparlamentari Konjufca.
Konjufca reagoi përmes një komenti epik.
“Pal, tokë na ke bo, se di a me ti dhanë edhe një minutë a jo”, ka thënë Konjfuca.
Në adresimin e tij, deputeti i AAK-së ka thënë se qeveria ua ka humbur shpresën qytetareve të Kosovës.