Lajmi.net ka kontaktuar me Lekajn për të pyetur se cila ishte arsyeja e përplasjes mes tyre e ai tha se nuk ishte asgjë e jashtëzakonshme, vetëm kishin biseduar pak me zë të lartë.
“Asgjë e jashtëzakonshme, komunikim normal me pak ngritje të tonit”, tha shkurt Lekaj.
Ministri tha se tani është gjithçka në rregull dhe po presin të fillojë seanca.