Ministri i Infrastruktures, Pal Lekaj duket se i është gëzur punimeve që kanë nisur brenda oborrit të QKUK-së.
Me anë të një njoftimi në Facebook, ai ka bërë me dije se kosto e rikosntruimit është hiç më pak se 180 mijë euro.
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Një pjese të rëndësishme që i shërben tërë Kosovës, po i mundësohet infrastukturë rrugore e denjë.
Të gjithë pacientët dhe punonjësit e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për një muaj do të kenë qasje më të lehtë në të gjitha sherbimet e klinikave.
Rikosnstruimi i rrugëve brenda oborrit të QKUK-së, me kosto 180 mijë euro, nisi sot.
Në ndihmë te të gjithëve, bashkë për #KOSOVËN që e duam!
Urime!