Site icon PrishtinaPress

Pal Lekaj në punë vikendit, ka një mesazh për “dembelët” e qeverive të kaluara

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka dalur në terren në ditë vikendi për të parë punimet e asfaltimit të rrugës, Skivjan-Novesellë.

Por, këtë dalje Lekaj e ka shfrytëzuar edhe për t’i “goditur dembelët” e qeverive të kaluara.

 

“E shtunë po, vikend po, por na duhet t’i riparojmë mospunët e të tjerëve që kishin vetëm demagogji dhe mosguxim për të punuar.

 

Sot fillon asfalltimi i rrugës Skivjan në drejtim të fshatit Novosellë, një invenstim i Ministrisë së Infrastrukturës bashkë me komunën e Gjakovës.

Çdo ditë do të punojmë për të mirën e vendit, për infrastrukturë të zhvilluar” shkruan Lekaj në Facebook.

Exit mobile version