8.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Pal Lekaj ia kthen kryeministrit Mustafës: Demarkacioni nuk kalon

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj i është përgjigjur kryeministrit Isa Mustafa i cili ka bërë thirrje që të votohet demarkacionit pas deklaratave të Shefës së BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini se demarkacioni është kushti i vetëm për liberalizimin e vizave.

Lekaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo parti do të kundërshtojë edhe më tej këtë version të demarkacionit.

Postimi i plotë:

Kryeministër e patë rastin, por zgjodhe të kundërtën e asaj që Kosova ka nevojë.

Ashtu siç po thuhet se “Mogherini hoqi çdo dilemë” (për demarkacionin), nga disa dashakeqës të Kosovës që si prioritet të vetëm e kanë shpëtimin e vetvetes. Edhe protestat e shumta e nënshkrimet e mbi 200 mijë qytetarëve të Kosovës kundër demarkacionit e kanë hequr çdo dilemë se qeveria e Kosovës e komisionet e saj të njëpasnjëshme mision të vetëm e kanë patur cenimin e integritetit territorial dhe prandaj nuk heqim dorë nga e drejta jonë për ta mbrojtur tokën e Kosovës dhe bindja jonë e faktuar është se versioni i tanishëm është i dëmshëm.

Kundërshtimi do të vazhdojë…

Kosova e trojet shqiptare kanë pësuar mjaftë.

Është koha e ndryshimit të mentaletit qeverisës për Kosovën, sa ma parë të ndodhë kjo aq ma e lehtë do të bëhet mbrojtja e vendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img