Site icon PrishtinaPress

Pal Lekaj angazhohet edhe të dielave, ky është apeli i tij për shoferët (Foto)

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë me dije se sot kompania e mirëmbajtjes ka bërë pastrimin e rigollave në rrugën Çagllavicë-Llabjan, te liqeni i Badovcit.

Ai njëkohësisht ka bërë thirrje që vozitësit e veturave të kenë kujdes gjatë lëvizjes sepse mund të ketë punëtorë në rrugë.

Lexoni postimin e plotë të tij:

Dita me diell, vëmendja dhe përkushtimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe gadishmëria e kompanisë për mirëmbajtje, sot kanë ndodhur pastrimi i rigollave (brezit të brendshëm) në rrugën N25.2 Çagllavicë – Llabjan (Rruga e Gjilanit) të liqeni i Badovcit.

Pastrimi i këtij pozicioni është shumë i rëndësishëm, sepse është njëri nga faktorët që mund të shkaktojë aksidente.

Të tilla punë do të ndodhin edhe në ditët në vazhdim, nëse koha do të mundësojë, prandaj për të gjithë ju ngasës te veturave, keni kujdes dhe keni vëmendjen (respektoni shenjat që sinjalizojnë punime) gjatë lëvizjeve, se mund të ketë punëtorë në rrugë

Exit mobile version