6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pakoja e 13-të e sanksioneve kundër Rusisë në prag të përvjetorit të dytë të luftës në Ukrainë, Borrell tregon çka përfshin

Bashkimi Evropian ka aprovuar sot pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë.

Detaje se çka përfshin kjo paketë e sanksioneve ka dhënë Kryediplomati i BE’së, Josep Borrell.

Ai tha se paketa e re do të përfshijë afro 200 subjekte dhe individë.

“Me këtë paketë, ne po ndërmarrim më shumë veprime kundër subjekteve të përfshira në anashkalimin e sanksioneve dhe në sektorin e mbrojtjes dhe atë ushtarak”, ka shkruar Borrell.

Ndryshe, Presidenca belge e Bashkimit Evropian tha të mërkurën se blloku është pajtuar për paketën e tij të 13-të të sanksioneve kundër Rusisë.

“Ambasadorët e BE sapo ranë dakord në parim për një paketë të 13-të të sanksioneve në kuadër të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenca belge në platformën e mediave sociale X, duke e quajtur atë “një nga paketat më të gjëra të miratuara nga BE-ja”.

Paketa do të miratohet formalisht nga blloku para përvjetorit të dytë të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, që shënohet me 24 shkurt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img