Site icon PrishtinaPress

Pakënaqësitë për vlerën e koeficientit të pagave – sindikalistët dërgojnë 18 ankesa te Avokati i Popullit, Kushtetuesja nuk ka pranuar asnjë

Në fund të vitit të kaluar ishte miratuar Ligji i ri i Pagave për punëtorët e sektorit publik, derisa ditë më parë ishte caktuar vlera e koeficientit. Mirëpo, sindikatat nuk janë ndarë të kënaqura me këtë vlerë, sa që disa prej tyre janë ankuar te Avokati i Popullit, me qëllim që ky i fundit pakënaqësitë e tyre t’i bart në Gjykatën Kushtetuese.

Vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro. Koeficienti më i lartë, 18, i takon vetëm presidentit të Kosovës, derisa më i ulëti është 2 dhe ai iu takon pozitave për rekrut/kadet të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, doganor dhe korrektues.

Exit mobile version