26.7 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Pakënaqësi në grupin parlamentar të VV-së? Deputeti Uka: Heshtja ime është protestë

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, ka reaguar pasi u përmend emri i tij në mesin e deputetëve që s’folën asnjëherë vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës.

Uka ka thënë se heshtja e tij në Kuvend gjatë vitit 2023 është protestë e tij për, siç tha ai, kur zëri i tij përbën “pengesë” – pa treguar se për çka në të vërtetë e ka fjalën.

“Kur zëri im është “pengesë”, heshtja ime është protestë! Kur më shumë ka vlerë forma se sa përmbajtja, e më e çmueshme është sekuenca se sa procesi… ndodhë edhe kjo”, ka shkruar ai, duke bashkëngjitur fotografinë me gojë të mbyllur.

Kujtojmë se Uka ishte larguar nga Komisioni për Arsim me arsyetimin se shumica e ideve dhe propozimeve të tij nuk kanë gjetur mbështetjen apo nuk janë realizuar në këtë komision.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img