Site icon PrishtinaPress

Pak para Kupës së Botës, Spanja, Portugalia e Zvicra zhvillojnë sot ndeshje miqësore

Një sërë ndeshjesh miqësore zhvillohen në të gjithë botën pikërisht para fillimit të Kupës së Botës.

Testimet e fundit të kombëtareve evropiane do të bëhen edhe sot me Portugalinë, Spanjën dhe Zvicrën e Xhakës, Shaqirit dhe Jasharit që luajnë ndeshje miqësore.

Përfaqësuesja helvetike me fillim nga ora 11:00 sfidohet nga Kombëtarja e Ganës. Takimi luhet në Abu Dhabi.

Ish-kampionët e botës, Spanja në Amman përballet me Jordaninë në ndeshje kontrolluese para Kupës së Botës me fillim nga ora 17:00.

Test kontrollues mban edhe Portugalia e Cristiano Ronaldos.

Kombëtarja iberike nga ora 19:45 luan me Nigerinë në Lisbon./Prishtinapress/

Exit mobile version