Site icon PrishtinaPress

Pak orë para tubimit, Lulzim Basha takohet me ambasadoren amerikane Yuri Kim

Për rreth dy orë kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një drekë pune me ambasadoren amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Në përfundim të takimit, dy zyrtarët ishin të rezervuar në detajet e bisedës.

“Pata një bisedë shumë të mirë me miken tonë dhe përfaqësuesen e aleatit strategjik SHBA”, tha Basha.

Takimi vjen vetëm pak orë përpara tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta, kundër asaj që ai e quan “grusht shteti”.

Në mbështetje të tubimit të presidentit kanë dalë edhe të gjitha partitë opozitare. /Ora News/

Exit mobile version