Sonte (e shtunë) do të mbahet nata finale e Eurovision 2023.
Shqipëria, e cila tashmë u kualifikua në finale, përfaqësohet nga Albina Kelmendi dhe familja e saj me këngën “Duje”.
Albina së fundmi ka bërë një reagim në rrjete sociale duke kërkuar votat e shqiptarëve pak para nisjes së finales.
“Akrepat e orës sa vijnë e afrohen rrahjet e zemrës vijnë e shtohen”, ka shkruar ajo.
Më pas ka treguar se nga cila orë mund të votojnë dhe numrin që duhet të dërgojnë me mesazh.
Performanca e saj ndërkohë u komentua mjaft shumë dhe u prit tejet mirë nga publiku.
Theksojmë që gjashtë shtete janë kualifikuar automatikisht në finale, nisur nga Ukraina e më pas: Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.
Shtetet e tjera që shkuan ishin: Qipro, Estonia, Belgjika, Austria, Lituania, Polonia, Australia, Armenia dhe Sllovenia.