Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas lajmit të arrestimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Persekutimi i Kreut të PL është politik. Nuk kanë konfirmuar asnjë fakt, asnjë dokument, por kanë zbatuar urdhrat e Edi Ramës, i cili është përpjekur me të gjitha mënyrat për eliminimin politik dhe ndoshta dhe fizik të Ilir Metës”, tha Berisha, shkruan A2 CNN.
“Rama është i implikuar direk në zhdukje të personave në mënyrë ekstraligjore, antikushtetuese. Ju kam informuar këtu se Dumani fle mbi një dosje në të cilën bisedohet për eliminimin e një politikani të afërt me Edi Ramën”, shtoi Berisha.