Në ora 16:00 ka filluar takimi i presidentes Osmani me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Vetëm pak metra larg këtij takimi, kryeministri i Kosovës Albin Kurti po zhvillon një takim zyrtar.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Kurti është në takim me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abott.
Kurti i kishte vënë kusht Edi Ramës për takim me të vetëm në rast se do mbahej mbledhja mes dy qeverive.
Pas pak, Rama do të takohet me kryeparlamentarin Konjufca.