Site icon PrishtinaPress

Pak kamionë me mallra serbe po hyjnë në Kosovë

Hapja e kufirit për mallrat serbe, ka bërë që kamionët me prodhime nga fqinji verior i Kosovës të nisin të vijnë këndej kufirit.

Megjithatë, numri i tyre raportohet të jetë i vogël.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se kamionët me mallra që kanë origjinë Serbinë, kanë qarkulluar pa ndonjë problem, por numri i tyre gjatë ditës së djeshme ka qenë i vogël.

Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksionalë në ato pika kufitare.

Exit mobile version