Ish-kandidati për kryetar të Malishevës nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj, ka zhvilluar një vizitë në Hagë ku edhe është takuar me ish-presidentin e vendit Hashim Thaçi, ish-kreun e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kilaj me anë të një postimi në Facebook, teksa është shprehur:
“Jo vetëm vepra e tyre por sakrifica e tanishme, qëndresa, morali i pathyeshëm shpresa e besimi që përcollën te unë më bënë që të ndjehëm krenar që pata mundësinë të i njofë në lufte e paqe dhe sot të ua shtrëngoj duart si mik i tyre”.
Postimi i tij i plotë:
Haxhiu ka thënë se dyshja treguan mosrespekt ndaj institucioneve të Kosovës, duke thënë se ka problem politik me Thaçin e Veselin.
“Ata nuk i kanë respektuar institucionet. Pse e kam bërë, këtë përgjigje më mirë do ta jepnin ata. S’kanë arsye ta bëjnë këtë. Ata duhet t’iu kërkojnë falje qytetarëve për dëmet që ia kanë shkaktuar. Ballafaqimet tona politike kanë qenë të shumta e të ndryshme. Problemin me Thaçin e Veselin e kam ende, ai është politik, s’ka të bëjë me luftën”, deklaroi Haxhiu.