1.7 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Pajtimin serbo-shqiptar, Brukseli pa Washingtonin e ka të pamundur

Shkruan: Fadil Maloku

Shikuar në faza afatgjata, vendet e Evropës Juglindore, janë të ballafaquara me probleme madhore; rënien demografike çfarë nuk mbahet në mend në të kaluarën e afërt, sulmet mbi pavarësinë dhe kualitetin e institucioneve të përbashkëta, mungesën e koherencës së inocacioneve marramendëse teknologjike, si edhe me koherencën e automatizimit në krahasim me Azinë, Amerikën Veriore dhe Evropën Perëndimore

Mendoj që kjo gjeneratë politikanësh (si nga ana shqiptare, ashtu edhe ajo serbe) nuk do mund ta përmbyll as negocionimin e as procesin e njohjes reciproke. Arsye ka shumë; Midis tjerash, në këtë jo vetëm perceptim por, edhe insistim nga ana e BE- ka gabime të dukshme e sidomos në qasje:

S’pari, BE-ne duke qenë e ngarkuar me problemet evidente, si Brexiti, problemet tregtare me ShBA-së, konkurrencën tmerrësisht jolojale kineze, zgjedhjet në horizont, etj. ajo me këtë “itinerar” e ka vështirë të imponohet si faktor dominues e vendimmarrës në kontinent.

S’dyti, meqë kemi një situatë pak a shumë konfuze, sa i përket krejt Projektit (dez)integrues evropiane, nuk konsideroj se ka qenë mençuri të testohet shkalla e gatishmërisë serbo-kosovare, për ta zgjidhur nyjen kryesore shekullore Gordiane, në Ballkanin Perëndimor.

S’treti, çka është edhe më e rëndësishme, disa vende me peshë në vendimmarrjet historike (Franca e sidomos Spanja) midis shteteve dhe popujve të pas pesë luftërave të ndodhura në Ballkan, nuk janë të entuziazmuara e të bindura sa duhet se; “intervenimi i vitit 1999″, ishte i drejtë dhe aq i nevojshëm…

S’katërti, Brukseli (BE-ane) nuk e ka ende autoritetin absolut, as moral, e as politik mbi Kosovën (sepse, ende sipas perceptimit të disa shteteve; Kosova është “pjellë ekskluzive amerikane!), e as mbi Serbinë (shkaku se ambiguiteti politik i saj; edhe me BE-ne, edhe me Rusinë!), që realisht do duhej ta synojnë “ëndrrën (e stisur) evropiane”…

S’pesti, Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ne fakt janë njē lloj “beteje” jo vetëm ideologjike (midis majtistëve dhe djathtistëve), por edhe “betejë” midis integralistëve dhe dezintegralistëve. Rēnia e popullaritetit tê partive të qendrës së djathtë dhe të majtë, dhe ngritja e popullaritetit tē ashtuquajturave partive sovranitetiste, këto zgjedhje i bënë interesante dhe kurtuaze për publikun e gjerë. Ka indikacione që në shumicën e vendeve evropiane, rënia e rejtingut tē partive konservative apo mainstrim partive, do i shton gjasat e partive populiste. ani, mbetet të presim hipotezat e ngritura nga ana e shumë skeptikëve dhe politikanëve populist…

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img