Kryetari i grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, ka thënë se ende nuk e di nëse i kanë votat për ta votuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Por, për këtë çështje është optimist.
“Jemi duke punuar që ky projekt me kalu, sepse kështu hapen rrugët integruese”, ka thënë ai në Rrokum Rroll në TV Rrokum, duke shtuar se “nëse opozita nuk reflekton shpejtë, do ta votojnë ratifikimin”.
Pajaziti u shpreh se anë në situatë të mirë me partnerin e koalicionit, LDK-në, ndaj nuk sheh arsye për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Mirëpo, sipas tij, subjekti i tij është kurdoherë i gatshëm për këtë alternativë.
https://youtu.be/5ul8HfW8uYw