9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Pajaziti i PDK’së: Ushtria kërkon kohë, duhet të koordinohemi me partnerët

Deklaratave të zyrtarëve të LDK’së se transformimi i FSK’së në ushtri do të zgjas me muaj, u është përgjigjur shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

Ky i  fundit e pranon se për t’u formuar ushtria do të duhet kohë, por kjo siç thotë ai, ka të bëjë me me ngritjen e kapaciteteve, buxhetin dhe koordinimin me institucionet ndërkombëtare dhe partnerët.

Në një prononcim për Express të mërkurën, Pajaziti e quajti sfidë procesin që ka të bëjë me ndryshimet ligjore.

“Bërja e Ushtrisë do kohën e vet. Kjo ka te bëjë me ngritjen e kapaciteteve, buxhetin, koordinimin me institucionet ndërkombëtare etj.  Ndërsa fillimi i procesit ka të bëjë me ndryshimet e nevojshme  ligjore. Dhe kjo sfide është tani”, tha shefi i GP të PDK’së.

Pajaziti pret që për çështjen e ushtrisë të koordinohen të gjithë, përfshirë edhe partnerët e koalicionit.

“Pas nismës se Presidentit pritet  qe te jap fjalën e vet Qeveria dhe te procedohet tutje ne Kuvend. Por,  me e rëndësishmja është që në këtë periudhe vijuese të koordinohen të gjithë bashkë edhe me partnerët tanë në mënyrë qe Ushtria jonë te avancohet në të mirën e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe rajonin”, shtoi ai.

Deputeti nga radhët e PDK-së thotë se beson në pjekurinë e duhur politike të të gjithë faktorëve politik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img