Site icon PrishtinaPress

Pajazit Hajzeri: Përurimi i SHMLM “Dr. Xheladin Deda” do të bëhet të hënën e ardhshme

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim në Mitrovicë, Pajazit Hajzeri, në faqen e tij në facebook ka njoftuar se përurimi i SHMLM “Dr. Xheladin Deda” do të bëhet më 26/09/2016, duke ju ardhur fundi punimeve të tejzgjatura në këtë shkollë.
Lexoni njoftimin e plotë:
Të dashur nxënës, të respektuar prindër, të nderuar mësimdhënës, qysh me ardhjen time në krye të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, në takimin e parë me kolektivin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”, kam deklarue se prioritet imi do të jetë fillimi i vitit të ri shkollor 2016/17, në objektin e ri të shkollës. Sot pasdite me Kryetarit e Komunës z. Agim Bahtiri, drejtorin e shkollës dhe përfaqësuesin e këshillit të shkollës, u pritëm në takim nga Ministrin i Arsimit z. Arsim Bajrami i cili na premtoi se përurimi i SHMLM “Dr. Xheladin Deda” do të bëhet më 26/09/2016, duke ju ardhur fundi punimeve të tejzgjatura në këtë shkollë.

Exit mobile version